Qëndruan në bulevard pas protestës, policia procedon penalisht 9 persona

Qëndruan në bulevard pas protestës, policia procedon penalisht 9 persona

Policia po heton në gjendje të lirë 9 persona që kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas përfundimit të protestës të së shtunës. Sipas policisë, ata kanë penguar qarkullimin e automjeteve. Policia thotë se pavarësisht thirrjeve për t’u larguan, protestuesit kanë refuzuar. Ata kanë qëndruar duke vendosur karrige para Kryeministrisë. Njoftimi i policisë: Strukturat e Policisë së Tiranës kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas, të cilët, pas përfundimit të tubimit të zhvilluar më datë 20.06.2026, rreth orës 22:00, kanë vijuar qëndrimin në mënyrë të kundërligjshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke prishur qetësinë publike. Konkretisht, shtetasit: Sh. G., 32 vjeç, A. G., 56 vjeç, A. B., 25 vjeç, V. K., 28 vjeç, G. K.,...