Qëllohet me armë zjarri polici në Shkozë
Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri në orët e mesnatës në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 të datës 18 maj 2026, në rrethana ende të paqarta. I lënduari Anxhelo Kumaraku, rreth 30 vjeç, efektiv policie jashtë shërbimit, është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Informacion paraprak: Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit. 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e...
Burimi:
opinion.al