Protesta për resortin në Zvërnec, banori: Jam pro investimit, por këtë pronë ma kanë marrë me dokumente false
Teksa qytetarët pritet të mbajnë një protestë kundër resortit në Zvërnec, banori Minella Balliu tha për mikrofonin e Report Tv se prona është blerë nga gjyshi i tij në vitin 1932 dhe sipas tij ekziston edhe dokumenti i blerjes dhe transkripti. “Kjo pronë është e blerë nga gjyshi im në 1932, ndërsa ekziston dokumenti i pronës dhe transkripti. Ndërsa në 1946 më është sekesutruar 220 ha nga shteti komunist. Pas viteve ’90 ma ka njohur Gjykata e Vlorës. Toka ime është këtu (brenda territorit që këtu e deri tek kodra)” shpjegon ai për gazetarin Armand Xhelili. Banori shton se këtë pronë Artur Shehu e ka marrë me dokumente të falsifikuara. Ai nënvizon se pronën Shehut ia ka njohur gjyqtari Alaudin Malaj, ish-kreu i Apelit në...
Burimi:
javanews.al