Protesta e opozitës, demokratët ndryshojnë skenarin, improvizojnë podium para Kryeministrisë
Mbështetës të Partisë Demokratike do të zbresin në sheshin para Kryeministrisë pas disa momentesh për të zhvilluar protestën e radhës kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama dhe për të kërkuar qeverinë teknike. Edhe pse më parë është raportuar nga selia blu se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime, PD ka improvizuar një mini-podium para Kryeministrisë. Ende është e paqartë nëse do të mbahet ndonjë fjalim i mirëfilltë nga kjo strukturë, apo ajo do të shërbejë për të tjera qëllime të protestës. Kujtojmë se po ashtu është raportuar se protesta e sotme do të zhvillohet në formën e marshimit, mënyrë kjo e ndjekur edhe më parë.
Burimi:
javanews.al