Protesta e opozitës, 1,500 efektivë zbresin në terren
Rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 19:00. Sipas informacioneve paraprake, prani të shtuar të forcave të rendit do të ketë pranë institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë, Parlamentin dhe ministritë. Policia ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e protestës dhe menaxhimin e situatës në çdo skenar të mundshëm.
Burimi:
javanews.al