Prokuroria godet pasuritë e të dënuarit për trafik droge, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë
Pas hetimeve, u vendos sekuestrimi i një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 66.33 m² dhe verandë 44 m² në një kompleks në rrugën “Xhanfize Keko”, si dhe i një apartamenti 2+1 me sipërfaqe 87.9 m² dhe një garazhi 16 m² në një kompleks në ndërtim në rrugën “Kahreman Ylli”. Njoftimi Dy apartamente, përkatësisht 1+1 dhe 2+1 dhe një garazh, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të procedimit pasuror nr.02, të vitit 2026 ndaj shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’. Nga hetimet rezultoi se të ardhurat e faktuara të shtetasit A.A. dhe familjarëve të tij, nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake...
Burimi:
javanews.al