“Procesi”/ Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (EMRI)

“Procesi”/ Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Është finalizuar operacioni i koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë ndërhyrjes së zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në Rrugën e Dafinave u ndalua një automjet që drejtohej nga Renis Aliaj. Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një qese me rreth 1000 fara të dyshuara si Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kultivim. Sipas njoftimit zyrtar, 31-vjeçari, u arrestua në flagrancë. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale farat narkotike dhe automjeti tip “Benz” që ai drejtonte. “Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë, si dhe intensifikimit të punës operative, me fokus parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit...