Policia shoqëron 4 protestues të tjerë, tensionohet sërish situata jashtë Parlamentit

Policia shoqëron 4 protestues të tjerë, tensionohet sërish situata jashtë Parlamentit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë, çka ka nxitur përplasje të reja në terren. Në vijim të kësaj, forcat e rendit kanë kryer 4 shoqërime të tjera, duke e çuar në 9 numrin e të shoqëruarve, duke i dërguar protestuesit drejt ambientit të Komisariatit Nr. 1.