Policia e Shtetit/ Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje, dy të shoqëruar në polici
Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se u ka ardhur në ndihmë banorëve të fshatit Drizë dhe gjithë zonës së përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, si dhe dhjetëra efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, në gatishmëri në zonën e prekur nga zjarri është edhe ekipi i urgjencës së spitalit. Policia bën me dije se “vatra e zjarrit, e cila ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, e më pas është përhapur në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plug”. “Për shkak të përmasave të zjarrit dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve, shërbimet...
Burimi:
kohajone.com