Polici i burgut të Durrësit ‘kapet mat’ duke futur kokainë në qeli

Polici i burgut të Durrësit ‘kapet mat’ duke futur kokainë në qeli

Një punonjës i policisë së burgjeve dhe një i burgosur janë arrestuar në flagrancë në IEVP Durrës, pas zbulimit të një sasie lënde të dyshuar narkotike brenda institucionit. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në pranga kanë përfunduar shtetasit A.P., me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës, dhe A.M., i burgosur në këtë institucion. Ata dyshohen për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Zbardhja e rastit erdhi pas një kontrolli të ushtruar nga AMSEVP në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Gjatë verifikimeve është konstatuar se punonjësi i policisë së burgjeve, gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e IEVP-së, i kishte dhënë...