Plumba në drejtim të 30-vjeçarit/ Divorci, pista kryesore e hetimit në sulmin e Milotit

Plumba në drejtim të 30-vjeçarit/ Divorci, pista kryesore e hetimit në sulmin e Milotit

Një konflikt familjar, që dyshohet të ketë lindur pas një divorci, është pista kryesore që po hetohet lidhur me sulmin me armë të regjistruar pasditen e së shtunës në Milot. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, dyshohet se përplasja lidhet me marrëdhëniet mes autorit të dyshuar dhe 30-vjeçarit që ishte objektiv i sulmit. Hetuesit dyshojnë se konflikti është përshkallëzuar pas divorcit të 30-vjeçarit me motrën e autorit të dyshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, pranë Urës së Milotit. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka ndjekur automjetin, po të tipit “Audi”, që drejtohej nga M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Gjatë lëvizjes, ai dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri...