Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua drejt tre personave, autori hodhi armën e zjarrit dhe u largua
Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar për plagosjen me armë zjarri të tre personave në lagjen “Vullnetari”, Elbasan. Autori, ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të tre personave, Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mance 31 vjeç. Sipas njoftimit policor, gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe është arratisur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore. “Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Në momentin...
Burimi:
vizionplus.tv