Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

Një konflikt me thikë në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një ngjarje me pasoja të rënda, por ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi një tjetër krim. Ngjarja nisi rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto”, ku, sipas dyshimeve të Policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, plagosi me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç. I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Por pas marrjes së lajmit për plagosjen e të vëllait, situata rrezikoi të merrte një tjetër përmasë. Sipas Policisë, vëllai i të dëmtuarit, A. K., 41 vjeç, mori një armë zjarri...