Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare
Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pas një konflikti me njerkun e tij. Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari Niko Baka ndodhej në banesën e bashkëjetueses së tij, ku ishte organizuar një darkë familjare. Në tavolinë ndodheshin edhe djali 18-vjeçar i bashkëjetueses, xhaxhai i tij, si edhe persona të tjerë. Sipas të njëjtave burime, gjatë konsumimit të alkoolit ka nisur një debat, i cili ka degraduar në dhunë. Në kulmin e konfliktit, 37-vjeçari dyshohet se ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur 18-vjeçarin në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku mori ndihmën mjekësore,...
Burimi:
javanews.al