Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës
Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 04:00 të mëngjesit në urgjencën e Spitalit të Sarandës është paraqitur i plagosur A. Ç. 51 vjeç. Ai kishte marrë një goditje me thikë në mushkërinë e majtë, duke pësuar dëmtime serioze. Mjekët e Spitalit të Sarandës i kanë dhënë ndihmën e parë të specializuar, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është vendosur transferimi i tij i menjëhershëm me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më...
Burimi:
shkodraweb.com