Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

Dy shqiptarë janë arrestuar dhe dy shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim në Greqi, për plagosjen me armë zjarri të një pronari dyqani celularësh me origjinë pakistaneze. Mediat greke bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në Patisia në dyqanin e celularëve, ku një person i panjohur hyri në dyqan dhe qëlloi pronarin me origjinë pakistaneze në të dyja këmbët. Autori më pas hipi në një BMW gri që po e priste jashtë dhe në të cilën udhëtonin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare. Mjeti në fjalë u ndoq nga forcat e policisë dhe në Rrugën Kifissos, u përplas me katër automjete të tjera. Dy nga personat që ndodheshin në mjet u arrestuan nga policia, ndërsa dy të tjerë arritën të arratiseshin....