Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, ekstradohet nga Spanja djali i Erzen Breçanit
Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja drejt vendit tonë Eralbi Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. I shpallur në kërkim që në nëntor të vitit 2023 si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika Latinë në Europë, Eralbi Breçani, djali i ish- zv. drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, u vetëdorëzua në Spanjë në 2 prill të këtij viti. Por për çfarë akuzohet konkretisht Eralbi Breçani? Sipas SPAK, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal pjesë e të cilit ishte Ergys Dashi dhe Ervin Mata, dyshohet financues dhe porositës i sasive të mëdha të kokainës nga përtej oqeanit. Atij i atribuohet, zbuluar përmes komunikimeve të “SkyECC” sasia e 446 kg kokainë e sekuestruar në...
Burimi:
javanews.al