Pistoletë me dy karikatorë dhe…/ SPAK zbardh operacionin me Antimafian e Barit
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zyrtarisht operacionin e zhvilluar dje në Durrës, në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit, ku në pranga ka rënë shtetasi i shumëkërkuar Adi Çobo, raporton newsbomb.al. Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit arrestuan më 2 korrik në Shkozet, Durrës, shtetasin shqiptar Adi Çobo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi Adi Çobo ishte në kërkim të kuadër të operacionit ndërkombëtar “URA”, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare, atyre italiane dhe belge më 21 maj 2025. Në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane. “Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit,...
Burimi:
ntv.al