“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

Rasti i trajtuar këtë të martë, më 12 maj, në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan lidhet me një konflikt të rëndë familjar, i cili është regjistruar në Pogradec. Konflikti ka nisur për një lopë dhe ka degraduar në dhunë dhe urdhër mbrojtjeje për një nënë rreth 80 vjeçe, Vergjinush Porba. Sipas denoncimit të bërë nga i biri, Albert Porba, konflikti ka nisur kur familja bleu një lopë me qëllimin që të furnizohej nëna me qumësht, por kjo nuk u realizua. Më pas, mosmarrëveshjet janë përshkallëzuar, duke çuar edhe në dhunë ndaj të moshuarës nga nusja e familjes, pavarësisht se nëna kishte urdhër mbrojtjeje. Situata është rënduar pas shitjes së lopës, duke shkaktuar përplasje të reja. Në një audio të publikuar, djali i madh dëgjohet...