Pesë vite afat për Ohrin: UNESCO paralajmëron se degradimi nuk është ndalur

Pesë vite afat për Ohrin: UNESCO paralajmëron se degradimi nuk është ndalur

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vendosi t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një afat shtesë pesëvjeçar për të zbatuar masat e kërkuara për mbrojtjen e Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit, duke shmangur për momentin përfshirjen e tij në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Organizata thekson se degradimi i vlerave të jashtëzakonshme universale të zonës nuk është ndalur. Vendimi u mor nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s gjatë sesionit të tij të 48-të, pas shqyrtimit të raportit mbi gjendjen e ruajtjes së Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit. “Pesë vite nuk janë fitore” Inxhinieri dhe ambientalisti Arian Merolli e cilëson të gabuar entuziazmin e shfaqur nga zëvendëskryeministri gjatë mbledhjes online të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, pas vendimit për të mos e...