“Persona të maskuar duan të shfrytëzojnë situatën, ka elementë që kërkojnë destabilizim”, alarmi i ekspertit të sigurisë
Eksperti i sigurisë, Faik Bashak thotë se protesta ka filluar të bëhet agresive, teksa këtë të enjte pati sërish dhunë para Kuvendit. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Basha u shpreh se në protestë ka persona të maskuar që duan të shfrytëzojnë situatën dhe kërkojnë destabilizim. Sipas tij, gjëja më e rrezikshme është se protesta nuk ka përfaqësues. “Një protestë që ndryshon nga dita me natën, nga ajo që na shfaqet në bulevard. Papritmas na kthehet në momente të caktuara në protestë agresive. Persona, maskohen dhe dhunojnë këdo që gjejnë përpara. Janë persona të cilët maskohen, kërkojnë të shfrytëzojnë ata qytetarë, për shqetësimet që kanë. Kur qytetarët protestojnë për të drejtat e tyre, jemi të pajtueshëm me to. Për rastin e sotëm,...
Burimi:
javanews.al