Përplasen dy automjete në Krujë, humb jetën një person

Përplasen dy automjete në Krujë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pak minuta më parë pranë fshatit Bilaj, në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa për shkak të përplasjes së fortë një person ka ndërruar jetë në vendngjarje. Forca të policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.