Përmbyset furgoni me pasagjerë, dyshohet se disa kanë mbetur të bllokuar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë është përfshirë në një aksident, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga. Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për numrin e personave të lënduar apo gjendjen e tyre shëndetësore. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e policisë dhe ato të emergjencës për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. vijon
Burimi:
ntv.al