Përleshje me armë në Mikrolimano të Athinës, plagoset shqiptari

Përleshje me armë në Mikrolimano të Athinës, plagoset shqiptari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Mikrolimanos në Athinë, ku një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë zjarri. Sipas policisë greke, rreth orës 05:30 efektivët e stacionit të Pireut kanë identifikuar si të dyshimtë një burrë që ndodhej jashtë një dyqani dhe kanë tentuar ta ndalojnë për kontroll. Në momentin e ndërhyrjes, i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka tentuar të largohet, duke u drejtuar me armë ndaj policisë. Në përplasjen që pasoi, policia është kundërpërgjigjur me zjarr, duke plagosur autorin, i cili më pas është transportuar në spitalin “Attikon”, ku ndodhet nën ruajtje policore. Autoritetet greke raportojnë se pranë vendngjarjes janë gjetur 3 armë zjarri dhe 6 granata defensive,...