Përgjimi me ‘Imsi Catcher’çoi në zbulimin e telefonit në qelinë e Artur Hoxhosmanit
Nga Elton Qyno - Syri.net Një përgjim i kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit përmes pajisjes “IMSI Catcher”, ka çuar në zbulimin e një aparati telefoni në qelinë e burgut të Durrësit, ku qëndronte i paraburgosuri Artur Hoxhosmani, ose siç njihet ndryshe si “Turi i Burrelit”. Hoxhosmani ndodhet në paraburgim pasi SPAK ka caktuar masën e “arrestit në burg” ndaj tij, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Me sa duket, gjatë kësaj kohe, Hoxhosmani ka qenë në përgjim nga autoritetet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilat kanë zbuluar se nga brenda qelisë ku qëndronte në burgun e Durrësit, Hoxhosmani kryente telefonata me persona të ndryshëm. Kaq ka mjaftuar që oficeri i përgjimit të njoftojë prokurorin...
Burimi:
syri.net