Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

SPAK ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për pastrim parash dhe pjesëmarrje në një skemë të dyshuar kriminale, e cila sipas hetimeve funksiononte përmes tre shoqërive tregtare të krijuara në Shqipëri. Sipas Prokurorisë së Posaçme, të pandehurit përdorën kompanitë “Wingwort” sh.p.k., “Wortnova” sh.p.k. dhe “Wortend” sh.p.k. për të futur në ekonominë formale fonde me origjinë të dyshuar kriminale. Në kërkesën e depozituar pranë Gjykatës së Posaçme, SPAK ka marrë të pandehur Domingo Romillo Iriarte, Mihaela Munteanu Manole dhe Alvaro Romillo Castillo për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa Doris Pere akuzohet për pastrim parash në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore, tre shoqëritë u regjistruan në Shqipëri në qershor të vitit...