Pastroi 200 milionë dollarë për mafien shqiptare/ Ekuadori lëshon urdhër-arresti për Odinin

Pastroi 200 milionë dollarë për mafien shqiptare/ Ekuadori lëshon urdhër-arresti për Odinin

Kush është i ashtuquajturi Odini dhe si vepronte rrjeti i lidhur me mafien shqiptare në Ekuador? Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm e ka lidhur të arratisurin dhe partneren e tij me një rrjet që pastronte fonde transnacionale përmes kompanive fiktive. Nga Carlos Isaac Pino, EXPRESO Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ekuador ka ngritur zyrtarisht akuza ndaj Danny N., i njohur ndryshe si Odini, dhe partneres së tij, Nathalie B., të cilët përballen me paraburgim dhe urdhër-arreste që nga 2 qershori për krimin e dyshuar të pastrimit të parave. Vendimi gjyqësor u lëshua në Kompleksin Gjyqësor Verior në Kuito, pas seancës dëgjimore për t'i lidhur zyrtarisht ata me të ashtuquajturën dosja ‘Euro 2024’. Masa gjyqësore, e cila përfshinte urdhrin e paraburgimit dhe urdhër-arrestin ndaj tyre,...