‘Pash Zotin mos më gjuni…’ – Ky është Viktor Ndoka që terrorizoi qytetarët me ‘Toyotën’ pa targa te Sheshi ‘Skëndërbej’
Nga Elton Qyno - Syri.Net “…Pash Zotin mos më gjuni, pash Zotin mos më gjuni…veç mos më gjuni…”- këto janë fjalët e para të Viktor Ndokës nga Lezha, i cili në datën 5 Maj hyri shumë shpejt me makinë në hapësirat publike të sheshit “Skëndërbej”, duke terrorizuar kalimtarët e rastit. Gazetari Elton Qyno ka zbuluar videon e personit që hyri me shpejtësi me automjet në sheshin “Skëndërbej”, ngjarje e cila është regjistruar vetëm 2 ditë pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Spitallë të Durrësit, ku për shkak të një aksidenti humbën jetën dy fëmijë dhe tre të tjerë u plagosën. Fatmirësisht, Viktor Ndoka, pasi ka çarë kangjellat kufizuese është përplasur me një nga gurët instalacion të vendosur në afërsi të godinës së Muzeut Kombëtar...
Burimi:
syri.net