Panik te “Myslym Shyri”, bie zjarr në një pallat, banorët dalin në rrugë

Panik te “Myslym Shyri”, bie zjarr në një pallat, banorët dalin në rrugë

Një zjarr ka përfshirë një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë në një ndërtesë të ndërtuar në vitet ’90, ndërsa ende nuk ka të dhëna për shkaqet e zjarrit, as për persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe patrulla të policisë, të cilat po punojnë për të vendosur situatën nën kontroll dhe për të evakuuar banorët në rast nevoje.