Pa përfshirjen e Policisë, SPAK arreston Adi Çobën, i dyshuar si organizator i rrjetit të trafikut të kokainës

Pa përfshirjen e Policisë, SPAK arreston Adi Çobën, i dyshuar si organizator i rrjetit të trafikut të kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Durrës Adi Çobën, një emër që konsiderohet nga autoritetet italiane si figurë kyçe në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe heroinës.Sipas burimeve, operacioni është zhvilluar ekskluzivisht nga BKH, pa përfshirjen e Policisë së Shtetit. Arrestimi vjen vetëm pak orë pasi kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi publikisht se institucioni po harton një strategji të re për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, duke ndërhyrë drejtpërdrejt përmes strukturave të veta.Adi Çoba u bë i njohur për drejtësinë shqiptare vetëm vitin e kaluar, pas zbardhjes së operacionit ndërkombëtar “Ura”, i cili goditi një organizatë të fuqishme të trafikut të drogës që vepronte mes Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të tjera evropiane.Sipas dosjes...