Operacioni “Lightning” në Lezhë/ Zbulohet shtëpia e barit me 5 ambiente kultivimi, arrestohen dy persona
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Lightning”, pas një hetimi disa-javor dhe ka zbuluar një shtëpi bari në fshatin Velë si dhe dy parcela me kanabis. Gjatë operacionit u zbuluan 5 ambiente të përshtatura për kultivimin e Cannabis Sativa, ndërsa u arrestuan në flagrancë dy persona të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale. Në pranga ranë M. F., 39 vjeç, banues në fshatin Velë dhe pronar i banesës ku ishte ngritur aktiviteti i paligjshëm, si dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin. Sipas policisë, në një prej ambienteve të banesës ishin kultivuar 119 bimë narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të posaçme që furnizoheshin përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Dy ambiente të tjera të banesës ishin...
Burimi:
javanews.al