Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “End Point”, duke goditur një veprimtari të dyshuar mashtrimi kompjuterik përmes call center-ave në Tiranë. Gjatë operacionit u arrestuan 7 persona, mes tyre shtetas shqiptarë, paraguajanë dhe angolezë, ndërsa 27 të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Sipas Policisë, të dyshuarit janë përfshirë në veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrollet në ambientet e përshtatura për këtë aktivitet u sekuestruan një shumë eurosh të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, 70 kompjuterë dhe 49 telefona celularë. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “End Point”, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Operacioni, nga Drejtoria për...