Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

Operacioni antidrogë në Elbasan e Librazhd, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për nëntë persona të dyshuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Vendimi u mor këtë të martë, 5 maj, nga gjyqtarja Suela Lika, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit, e përfaqësuar në seancë nga prokurori Gjergji Ceka. Sipas gjykatës, u vlerësua si i ligjshëm ndalimi për shtetasit me iniciale I.Sh., N.S., G.Ç., J.I., A.B., L.F., R.Z., M.Ç. dhe R.H., të cilët dyshohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Për të gjithë personat nën hetim, gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest me burg”, duke urdhëruar vendosjen e tyre në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, në...