Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte, më 26 maj, një operacion antidrogë në fshatin Lumalas. Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, raporton se gjatë operacionit është arrestuar një person me inicialet V.D., i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas burimeve policore, në ambientet e një lokali në fshatin Lumalas, në pronësi ose përdorim të të arrestuarit janë gjetur më shumë se 7 doza lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Një sasi tjetër është sekuestruar edhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij. Dyshohet se lokali përdorej si pikë për shitjen e kokainës në zonë. Gjatë operacionit për kapjen e të dyshuarit ndodhi edhe një aksident në afërsi të po të njëjtit fshat, ku kanë mbetur të plagosur dy efektivë...