“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në rrugën “Sazani” (Plazhi i Vjetër), ku mjeti tip “Opel” me targa AB 187LH, me drejtues shtetasin me inicialet K. D., 45 vjeç, ka përplasur biçikletën me drejtuese shtetasen M. C., 21 vjeç, e cila mori goditje nga përplasja dhe më pas u shoqërua në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. E reja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merr në pyetje drejtuesin e automjetit.
Burimi:
javanews.al