Oketa në GJKKO për ‘Partizanin’: Për herë të parë në tavolinën time më ka ardhur si praktikë që ajo pronë ishte e pronarëve

Oketa në GJKKO për ‘Partizanin’: Për herë të parë në tavolinën time më ka ardhur si praktikë që ajo pronë ishte e pronarëve

Në dëshminë e tij para SPAK, ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes deklaroi se gjatë periudhës së tij në detyrë (2009–2012), çështja e “Klubit Partizani” nuk ka pasur ndonjë rëndësi apo trajtim të veçantë në institucionin që ai drejtonte. Ai sqaroi se ka mbajtur postet e zëvendëskryeministrit, ministrit të Mbrojtjes dhe më pas deputetit të Kuvendit, duke theksuar se në kujtesën e tij klubi ka funksionuar si subjekt privat dhe nuk ka qenë objekt diskutimesh institucionale në ministri. “Klubi Partizani, në dijeninë time, administrohej nga persona privatë dhe pothuajse nuk ka zënë asnjë vend në diskutimet apo mbledhjet e Ministrisë së Mbrojtjes,” u shpreh ai. I pyetur për nisjen e zbatimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave lidhur me pronën gjatë kohës kur drejtonte ministrinë, ai...