Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka përjashtuar nga policia Ulian Shpatarakun, i cilësuar si një nga njerëzit më besnik të paraardhësit të tij, Ilir Proda. Mësohet se përjashtimi i tij nga detyra është me motivacionin mosparaqitje të rregullt në detyrë. Më herë, në mars të këtij viti, Sokol Bizhga në postin e Drejtorit të përkohshëm të Policisë së Shtetit, e pezulloi atë nga detyra po me të njëjtin motivacion. Ulian Shpataraku ishte me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit. Në muajin mars vendimi për pezullimin e tij nga detyra është marrë për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale. Mësohet se Shpataraku ishte duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë,...