“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon këtë të hënë shqyrtimi i dosjes “Partizani”, me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK. Para trupit gjykues dëshmoi Violeta Shqevi, e cila tha se në vitin 2007 ka qenë e punësuar në Ministrinë e Kulturës dhe Sporteve, ku ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës së sportit. Ajo deklaroi se ka pasur gjithashtu rolin e koordinatores së Strategjisë së Sportit 2008-2020. Sipas saj, klubi shumësportësh “Partizani” administrohej nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa futbolli trajtohej veçmas. Ajo sqaroi se institucioni ku punonte menaxhonte klubin shumësportësh, me përjashtim të ekipit të futbollit. Shqevi u ndal edhe te asetet e klubit, duke deklaruar se “Partizani” dispononte disa objekte, përfshirë një godinë dykatëshe dhe ndërtesa të...