Noizy paraqitet në GJKKO, merr pjesë në gjyqin ndaj bandës së Laert Haxhiut
Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është paraqitur mëngjesin e të mërkurës në Gjykatën e Posaçme. Noizy është palë e dëmtuar në procesin ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Një nga episodet për të cilat akuzohen anëtarët e grupit është shpërthimi me eksploziv i lokalit në Currila, Durrës, në pronësi të tij.
Burimi:
javanews.al