Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, i riu transportohet në spital

Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, i riu transportohet në spital

Një 18-vjeçar dyshohet se është dhunuar rëndë nga njerku i tij në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës. I riu është paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime serioze në kokë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave paraprake, autor i dyshuar i ngjarjes është 37-vjeçari Niko Baka, i cili është shoqëruar dhe ndaluar nga policia. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje. Në njoftimin e Policisë Korçë thuhet: “Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari. Rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, i cili,...