Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë
Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. Arkmorti do të mbërrijë në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Homazhet në nder të Pëllumbit do të nisin në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare. Në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit. Shoqërimi do të bëhet sipas protokollit shtetëror. Në orën 13:00 kortezhi do të niset për në varrezat e Sharrës, ku do të prehet trupi i Servet Pëllumbit. Pëllumbi u shua pak javë para ditëlindjes së 35-të të PS, partisë së cilës i dha...
Burimi:
javanews.al