Ngjarja tragjike/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij

Ngjarja tragjike/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë. Raportohet se viktima është 19-vjeçari Dion E., i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident të rëndë. Mësohet se i riu ishte nisur së bashku me familjen nga Franca drejt Kosovës për të kaluar pushimet verore dhe për të festuar ditëlindjen në vendlindje. Gjatë udhëtimit, në afërsi të Milanos, automjeti që drejtohej nga 19-vjeçari u përfshi në një aksident me një veturë tjetër. Ai u transportua me urgjencë në një spital të zonës, ku për disa ditë luftoi për jetën nën kujdesin e mjekëve. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Dion E. nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ai ndërroi jetë më 24 korrik, pikërisht...