Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio

Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio

Zbulohen detaje të reja në lidhje me operacionin e djeshëm policor, ku Violand Braçellari në tentativë për t’i shpëtuar policisë, u kundërpërgjigj me armë dhe qëlloi për vdekje efektivin Enea Mekollin, si dhe plagosi Edison Adrin. Pas arrestimit të autorit të ngjarjes, policia ka bërë këqyrjen e zonës dhe mësohet se në stanin dhe banesën e Violand Braçelarit është sekuestruar kallashnikovi me të cilin ai kreu krimin e rëndë dhe një sasi ende e papërcaktuar municioni luftarak. Autoritetet kanë gjetur gjithashtu dy dronë dhe 3 radio nga ato që përdor policia për komunikim. Braçellari vijon të jetë nën trajtim mjekësor, pasi mbeti i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.