Ngjarja e rëndë në Ulqin, zbardhet identiteti i 36-vjeçares nga Lezha që u vra nga bashkëjetuesi i cili më pas i vuri flakën banesës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ulqinin, ku një 36-vjeçare me origjinë nga Lezha dyshohet se është vrarë nga bashkëjetuesi i saj, i cili më pas i ka vënë flakën banesës ku ata jetonin. Krimi dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Kodër të Ulqinit. Sipas informacioneve paraprake, policia malazeze ka arrestuar si autor të dyshuar 46-vjeçarin Bashkim Gashi nga Kosova, menjëherë pas ngjarjes. Autoritetet u njoftuan rreth mesnatës së të mërkurës për një zjarr të rënë në një banesë. Gjatë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, në brendësi të shtëpisë u gjet pa shenja jete 36-vjeçarja Dila Ndoj, me origjinë nga Balldreni i Lezhës. Hetimet paraprake dyshojnë se viktima është vrarë fillimisht dhe më pas autori i dyshuar i ka vënë zjarrin banesës në përpjekje për të...
Burimi:
syri.net