Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë
Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Peruxhia, pasi akuzohet se kishte sulmuar seksualisht dy vajza në më pak se 48 orë. Akuza kundër tij është e rëndë: sulm seksual ndaj dy vajzave, njëra prej të cilave ishte minorene. Që nga pasditja e djeshme, ngacmuesi serial, një shqiptar tridhjetëvjeçar, mbahet në burgun e Capanne-s (Umbria). Sipas hetuesve, ai është personi që sulmoi një vajzë 16-vjeçare në një autobus midis Castel del Piano dhe Fontivegge, duke i ofruar para në këmbim të favoreve seksuale. Për më tepër, sapo ajo zbriti nga autobusi në Fontivegge, ai dyshohet se i preku pjesët intime. Babai i të miturës, të cilin vajza e kishte telefonuar, e ndaloi, por burri arriti të arratisej para se të mbërrinin karabinierët. Pavarësisht...
Burimi:
javanews.al