Nga Ministria e Brendshme te Kryeministria, protestuesit mbajnë ditën e dytë të protestës

Nga Ministria e Brendshme te Kryeministria, protestuesit mbajnë ditën e dytë të protestës

Nje numer qytetaresh kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës për mbrojtjen e zonës së mbrojtur të Zvërnecit. Ata janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike. Më pas ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku ngritën dhe një podium, me disa prej qytetarëve që morën fjalën. Disa protestues kanë rrethuar me tel me gjemba godinën e Ministrisë së Brendshme, si shenjë e pakënaqësisë për situatën dhe për të kërkuar mbrojtjen e Zvërnecit. Tubimet e një dite më parë treguan një angazhim të gjerë të qytetarëve, të cilët marshuan nga Drejtoria e Policisë së Tiranës drejt Ministrisë së Brendshme dhe përfunduan para Kryeministrisë, duke...