Nga dhuna brutale te skemat e kurtheve për burrat ne hotele: Detaje të reja nga rasti i vajzave që dhunuan 17-vjeçaren në Fier
Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah edhe vepra të tjera penale ku dyshohet se janë përfshirë. Për 19-vjeçaren gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve, ndërsa një 15-vjeçare është lënë në “arrest shtëpie”. Vajza tjetër e përfshirë në ngjarje është vendosur në masën e mjekimit të detyruar, pasi pas dhunimit të bashkëmoshatares dhe konfliktit me nënën e saj, ka rezultuar me probleme të shëndetit mendor. Rasti u bë publik dhe nxiti reagimin e institucioneve, të cilat e trajtuan ngjarjen jo thjesht si një konflikt mes adoleshentesh, por si një çështje që kërkonte hetim të thelluar. Ndërkohë, hetimet e Policisë së...
Burimi:
syri.net