Në kërkim prej tre dekadash, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

Në kërkim prej tre dekadash, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare me inicialet A.K., është arrestuar në Greqi në kuadër të operacionit “Të Kërkuarit”. Arrestimi u krye pas bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe asaj greke. Sipas mediave greke i arrestuari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit, më 27 qershor 2013, e dënoi me 14 vjet burg për veprat penale të “vrasjes me dashje” dhe “mbajtjes dhe prodhimit pa leje të armëve dhe municionit”. Në vitin 1999, 58-vjeçari, gjatë një përleshjeje me tre civilë, qëlloi disa herë drejt tyre. Një person humbi jetën dhe dy anëtarë të tjerë të familjes së të ndjerit u plagosën. Sipas burimeve policore, i kërkuari ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte gjetur strehim në Greqi.Ai ndodhet aktualisht në paraburgim në Greqi...