Në kërkim për ndërtimet në Ksamil, vetëdorëzohet ish oficeri i krimeve (EMRI)
Dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ish-oficeri i policisë Irakli Koçiaj. Koçiaj ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”. Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Deri tani janë arrestuar 8 ish - efektivë të policisë së Sarandës me këtë akuzë. Dy prej tyre, përfshirë ish - Shefin e Komisariatit, ndodhen në burg me afat 30 ditor. Pritet që për pak ditë, atyre t’u rivlerësohet masa e sigurimit, ndërsa 5 të tjerë ndodhen në “Arrest shtëpie”, ndërsa Koçiaj pritet të dalë para Gjykatës në dy ditët e ardhshme. Aksioni kundër ndërtimeve pa leje në bregdetin e Sarandës nisi me shembjen e ‘Copacabana’. Drejtues të komisariatit të...
Burimi:
syri.net