Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, i zhvilluar nga specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë. Sipas Policisë, 39-vjeçari, i lindur në Koplik, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht në Malësi të Madhe. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 8 korrik 2026, i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale, të...